E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vijon protesta e banorëve të Bërxullës / Ata kanë bllokuar  rrugën e Rinasit, ja paralajmërimi i tyre: Do qëndrojmë deri në 48 orë nëse nuk plotësohen kërkesat tona
Flash

Vijon protesta e banorëve të Bërxullës / Ata kanë bllokuar rrugën e Rinasit, ja paralajmërimi i tyre: Do qëndrojmë deri në 48 orë nëse nuk plotësohen kërkesat tona

Ata kanë paralajmëruar se protestat e tyre do të përshkallëzohen dhe në vazhdim do të qëndrojnë deri në 48 orë në rrugë.

Një prej banorëve shprehet se nga projekti që parashikohet në këtë zonë bllokohen 100 mijë banorë ndërsa i kërkon qeverisë të marrë masa.

“Do të përshkallëzojmë protestën. Do rrimë deri në 48 orë pa lëvizur nga rruga. Do ta bllokojmë rrugën. Rrugë alternative i kanë. Shteti ka bllokuar BERZH-in për të dëmshpërblyer pronat.

 Duhet të dini  një gjë. Kjo rrugë që shikoni ju, bllokohen 100 mijë banorë. Këtu po bëhet një masakër. Nuk ka qeveri ta marrë vesh. Është zhvilluar nga studio e Italisë pa e parë askush në terren.

Të paktën një dron të kishin ngritur për ta studiuar. Kjo rrugë as Shqipërisë nuk i shërben. I shërben botës dhe Europës që duan të kalojnë. Bota të gjejë zgjidhje. Ambasada amerikane i ka parë. Janë në dijeni të protestës sonë prej 6 muajsh dhe asnjë nuk merr kurajon”,shprehet banori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.