E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha reagon pas sulmit me armë ndaj Top Channel: Akt kriminal! Dëshmi e dhimbshme e pasigurisë në vend
Flash

Sali Berisha reagon pas sulmit me armë ndaj Top Channel: Akt kriminal! Dëshmi e dhimbshme e pasigurisë në vend

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj ambienteve të Top Channel, ku u vra edhe roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Sipas Berishës, kjo ngjarje është një akt kriminal i shëmtuar.

Berisah shprehet se kjo ngjarje është dëshmi e pasigurisë në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit.

“Një akt kriminal i shëmtuar. Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.

Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”, shkruan Berisha ne Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.