E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori britanik: Shtojmë praninë në Ballkan, presim që prokurorë e gjyqtarë të…
Lajme

Ambasadori britanik: Shtojmë praninë në Ballkan, presim që prokurorë e gjyqtarë të…

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, thotë se pavarësisht “Brexit”, Britania do të mbështesë anëtarësimin e Shqipëri në BE, madje do të shtojë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri.

Ambasadori Norman, argumenton se ardhja e investitorëve të huaj lidhet ngushtësisht me reformën në drejtësi, dhe më konkretisht me zbatimin e saj.

“Biznesi kërkon garanci dhe shtet ligjor, ky është kushti kryesor për të ardhur në Shqipëri“, thotë ambasadori Norman në studion e emisionit “PASSPORT”.

Në vijim ai shton se “ne flasim shumë për procesin e rivlerësimit- vettingun- duket sikur kemi dhjetëra vite që flasim për të. Por e vërteta është se tani është koha që ky proces të zbatohet dhe ne duhet te shohim gjyqtarë e prokurorë t’i nënshtrohen këtij procesi”.

“Opinioni im mbi këtë çështje është se hapi tjetër duhet të jetë zbatimi i mirëfilltë i këtyre planeve të mira, ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit, në mënyrë që të çojnë drejt një gjyqësori më të mirë e më të pastër”, tha ai.

Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës, ambasadori thotë se ky është një problem i përbashkët me të cilin përballet edhe Britania, ndërsa i vlerëson masat e marra nga qeveria shqiptare për të luftuar këtë fenomen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.