Makina përplas këmbësorin dhe largohet me shpejtësi
Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Memaliaj, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve të para mësohet se këmbësori i plagosur është shtetasi me inicialet D.D. rreth 64 vjeç dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
të njëjtat burime raportojnë se makina që ka përplasur 64-vjeçarin është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



