Gjykata jep dënimin për katër zyrtarët e akuzuar se nxorën listat e pagave
Gjykata ka dhënë dënimet për 4 zyrtarët e shtetit shqiptar që u akuzuan se nxorën listën e pagave të shtetasve shqiptarë.

Gjykata dënoi me nga 32 muaj shërbim prove Eni Qirjakon, Klodian Sotën e Endri Ikonomin.
Ndërsa me 4 vite shërbim prove u dënua Andi Agaraj, i cili bashkë me 3 të akuzuarit e tjerë përfitoi gjykim të shkurtuar.
Eni Qirjako dhe Andi Agaraj ishin punonjës si ekspertë të IT-së tek Tatimet, ndërsa Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, dy përmbaruesit privatë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



