E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 56-vjeçari. I  mori 50 mijë lekë ryshfet një qytetari për ta pajisur me patentë pa përfunduar praktikën
Lajme

Arrestohet 56-vjeçari. I mori 50 mijë lekë ryshfet një qytetari për ta pajisur me patentë pa përfunduar praktikën

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi i mori ryshfet një qytetari, duke i premtuar se do ta pajiste me leje drejtimi për automjet, pa përfunduar praktikën.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet A.D., dyshohet se i ka marrë shumën 50 000 lekë të rinj, shtetasit J. M., 32 vjeç, me premtimin se do ta regjistronte ne autoshkollën e shokut të tij dhe do ta pajiste me lejen e drejtimit, pa përfunduar praktikën që parashikohet ligjërisht.

Ngjarja ka ndodhur në Dibër, sakaq policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 56 vjeçarit, banues në Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.