E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kamëz/ 15-vjeçari i ngul thikën bashkëmoshatarit pas përplasjes fizike
Flash

Kamëz/ 15-vjeçari i ngul thikën bashkëmoshatarit pas përplasjes fizike

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në zonën e Kamzës, saktësisht në Paskuqan, ku një 15-vjeçar në sherr e sipër, ka goditur me thikë moshatarin e tij, duke e lënë të plagosur. I mituri është dërguar në spital për mjekim të specializuar

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Jashar Hoxha”, teksa mësohet se autori i ngjarjes është arrestuar nga policia. Në vijim pritet të mësohet më shumë për rrethanat e kësaj ngjarjeje, që tregon edhe pjesën e errët të shkollave tona, ku jeta e fëmijëve nuk është aspak e sigurt.

NJOFTIMI – Kamzë/Informacion paraprak. Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.