E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Franca digjet”, ministrja pozon për revistën Play Boy
Bota

“Franca digjet”, ministrja pozon për revistën Play Boy

Marlene Schappa, ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme

Sekretarja e Shtetit për Barazinë Gjinore, pranë kryeministrit në Francë, Marlene Schappa, ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme Play Boy, në numrin që do të publikohet më 6 prill. Sipas “Le Parisien”, Schappa dha një intervistë të gjatë për revistën, pikërisht në lidhje me barazinë gjinore dhe për të shkuar edhe më tej, vendosi të pozojë për kopertinën e saj të ardhshme. Lajmi ka bërë bujë shumë të madhe në Francë, teksa nga shumë analistë të politikës, është komentuar si një marifet i ri i të bërit publicitet, në një kohë kur vendi po kalon ditë të trazuara. Vetë stafi i Marlene Schappa reagoi duke thënë se fakti që ndaj këtij veprimi po reagohet kaq shumë, do të thotë se në vend nuk është arritur ende liria që femra të përdorë trupin e saj, në mënyrën që ajo e sheh të arsyeshme. Vendimi i Sekretares për Barazinë GJinore në qeverinë Franceze, vjen në një moment kur vendi po përballet me protesta të shumta, për shkak të miratimit të ligjit për rritjen e moshës së daljes në pension, nga 62, në 64 vjet. Një nga këshilltarët e qeverisë franceze tha se Marlene Schappe është e vetmja që mund t’u përgjigjet pyetjeve të një reviste si Play Boy, por pranoi se kjo mund të ketë një kosto për kabinetin. Pamjet: AFP

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.