Denoncimi i deputetit demokrat Shehi:
Edhe pas shpalljes “Park Kombëtar” Lumi Vjosa, i rrethuar me plehëra dhe e mbytur në feçe
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen e lumit Vjosa, edhe pse është shpallur “Park Kombëtar” ende sipas tij është në gjendje të mjerueshme.

Më anë të një psotimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se Vjosa është e rrethuar nga plehërat dhe ujërat e zeza.
Ky sipas deputetit është një krim ndaj shëndetit të njerëzve por dhe mirëmbajtjes së mjedisit.
“Krim e korrupsion, Vjosa e rrethuar nga plehrat, e mbytur në feçe!
“Parku Kombëtar” ky!!
Me “kërkesë” të kryebashkiakëve rilindas të Qarkut, firmë të Deputetes-Ministre të Ambjentit po ndodh.
Nga Përmeti, Këlcyra në Memaliaj, nga Libohova, Dropulli, Gjrokastara në Tepelenë e njëjta gjendje.
Dje “ zbulohet”edhe depozitimi i plehrave të Tepelenes, vetem 30 m larg Vjoses.
Njëlloj si per bashkite e tjera te atij Qarku, me “kerkese” e “leje”!
Ujrat e zeza në Vjosë, plehrat e mbeturinat me„ kerkese e licencë“, shoqërojnë shtratin e saj.
Kjo “kerkesë” e bashkive e ky “licensim” nga Ministria e Ambjenit është krim ambjental, në kundërshtim me ligjin në tërësi, e jo me për një “Park Kombetar”!
Eshtë dhe një krim ndaj shëndetit për ata banorë.
Një “vrasje” e turizmit nga Deputetja-Ministre edhe e Turizmit, që “licenson”!
Për më teper këto depozitime janë në gjendje katastrofale administrimi e mirëmbajtje.
Sepse edhe fondet për këte “avullojnë”!
Korrupsion ky!
Ndërkaq “Parku Kombetar” i Vjosës së mrekullueshme mbushet me pleherat e dekompozimet e tyre, me fecet e të gjithë Qarkut.
Dhe të gjitha institucionet e kontrollit në Qark, Prefekturë e të ministres deputete bëjnë sikur nuk shohin e as nuhasin!
Ndoshta kanë humbur shqisat nga Covid!
Por mire këta, nuk i dihet çfarë „fije” i lidhin me këtë krim ambjental e shëndetësor..
Por prokuroria e Qarkut, Policia e atyshme ku janë, pse nuk reagojnë?!
Apo edhe ata kanë kaluar “Covid”, nuk shikojnë e ndjejnë asgjë?!
Apo nuk dinë ligjet e përgjegjësitë e tyre…?!
Apo akoma më keq…?!
Dikush duhet të përgjigjet tashmë!”, shkruan Shehu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



