E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luçiano Boçi bashkon opozitën në Elbasan, 10 parti firmosin koalicionin për bashkëpunim drejt 14 majit
Flash

Luçiano Boçi bashkon opozitën në Elbasan, 10 parti firmosin koalicionin për bashkëpunim drejt 14 majit

Nënkryetari i PD dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka arritur të marrë konsensusin e të gjithë aktorëve opozitarë në bashkinë e Elbasanit në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Në një deklaratë të përbashkët me përfaqësuesit e forcave opozitare Boçi shprehu bindjen se ky konsensus i gjerë do ta çojë opozitën drejtë një fitoreje të sigurt në zgjedhjet vendore që janë më pak se 2 muaj larg.

“Kjo marrëveshje është një moment solemn dhe frymëzues në garën time për Bashkinë e Elbasanit. Më vjen mirë që edhe njëherë Elbasani tregoi që është qytet i qyteteve, siç e quaj unë. Ne reflektojmë gjithnjë një harmoni njerëzore mes nesh dhe sot po tregojmë edhe një harmoni politike, e cila reflekton bashkimin e qytetarëve. Kjo nuk është një betejë për Luçiano Boçin por është një betejë për qytetarët”, deklaroi Luçiano Boçi.

Pjesë e marrëveshjes së nënshkruar sot forcat që mbështetën kandidaturën e tij janë:PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË, PARTIA E LIRISË PARTIA DEMOKRISTIANE, LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR, LËVIZJA E LEGALITETIT, PARTIA REPUBLIKANE, PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE, PARTIA PËR EUROPIANIZIM DHE INTEGRIM, ALEANCA LIBERALE E DJATHTË, BALLI KOMBËTAR.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.