Meloni e ashpër: 100,000 euro gjobë kush përdor fjalë anglisht në komunikime zyrtare në Itali
Italianët që përdorin anglisht dhe fjalë të tjera të huaja në komunikimet zyrtare mund të përballen me gjoba deri në 100,000 euro (108,705 dollarë) sipas ligjeve të reja të prezantuara nga partia Vëllezërit e Italisë e kryeministres Giorgia Meloni.Fabio Rampelli, anëtar i Dhomës së Ulët të Deputetëve, prezantoi ligjin, i cili ka mbështetjen e kryeministres.
Ndërsa legjislacioni mbulon të gjitha gjuhët e huaja, ai është veçanërisht i orientuar drejt “anglomanisë”, ose përdorimit të fjalëve angleze, për të cilat drafti thotë se “degradon dhe turpëron” gjuhën italiane, duke shtuar se është më keq sepse Britania e Madhe nuk bën më pjesë në BE.
Projektligji, i cili ende nuk është paraqitur për debat parlamentar, kërkon që të gjithë ata që mbajnë një post në administratën publike të kenë “njohuri të shkruar dhe të folur dhe të zotërojnë gjuhën italiane”. Projektligji gjithashtu ndalon përdorimin e gjuhës angleze në dokumentet zyrtare, duke përfshirë “akronimet dhe emrat” e posteve në kompanitë që operojnë në vend.
Sipas projektligjit kompanitë e huaja do të duhet të kenë botime në gjuhën italiane të të gjitha rregulloreve të brendshme dhe kontratave të punës. Në projektligj thuhet:
Nuk është vetëm një çështje e mode, por Anglomania ka një ndikim në shoqërinë në tërësi.
Neni i parë i ligjit garanton që italishtja duhet të jetë gjuha kryesore edhe në zyrat që kanë të bëjnë me të huajt që nuk flasin italisht.
Neni 2 bën italishten “të detyrueshme për promovimin dhe përdorimin e mallrave dhe shërbimeve publike në territorin kombëtar”. Mos përmbushja e këtyre neneve sjell gjoba që variojnë nga 5,000 € (5,435 dollarë) deri në 100,000 € (108,705 dollarë).
Sipas ligjit të propozuar, ministria e kulturës do të ngrejë një komitet, përgjegjësitë e të cilit do të kontrollojnë përdorimin korrekt të gjuhës italiane dhe shqiptimin e saj në shkolla, media, tregti dhe reklama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



