E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KOPLIK/ Deputeti Ramadan Lika i bashkohet Berishës dhe kandidatit të primareve
Flash

KOPLIK/ Deputeti Ramadan Lika i bashkohet Berishës dhe kandidatit të primareve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në turin e tij ku po prezanton kandidatët për kryetarë bashkie të dalë nga primaret, këtë të dielë është ndalur në Koplik.

Në bashkinë e veriut fitues i primareve është shpallur, Isa Ramaj, atmosferës elektrizuese i është bashkuar edhe deputeti i zonës, Ramadan Lika.

Lika është një nga personat e parë që ka kërkuar largimin e Bashës nga kreu i PD pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

Sot ai ka vendosur që në interes fitores së bashkisë në zgjedhjet e 14 majit të bashkohet me demokratët dhe të lërë e të shkëpusë kontaktet përfundimisht me grupin e vulës Alibasha.

Image
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.