Italiani e pushoi nga puna/ 40-vjeçari theri me thikë në zemër 64-vjeçarin, vajzën dhe dhëndrin e tij
Detaje të reja janë zbardhur rreth sherrit që ndodhi mbrëmjen e sotme në një lokal në Laprakë, Tiranë.

Detaje të reja janë zbardhur rreth sherrit që ndodhi mbrëmjen e sotme në një lokal në Laprakë, Tiranë.
64-vjeçari Rrapollari është në intubim pasi ka marrë goditje me thikë në zemër. Ndërkohë që vajza e tij dhe dhëndri janë në gjendje më të mirë shëndetësore.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se shkak për sherrin mes tyre është bërë pushimi nga puna i 40-vjeçarit Mergjyshi. Italiani Sorvillo ka pushuar nga puna 40-vjeçarin i cili në debat e sipër më pas ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 64-vjeçarin Rrapollari, vajzën e tij dhe bashkëshortin e saj.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë autori është arratisur dhe ende nuk është kapur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



