E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministrja May, “Non Grata” në lokale
Bota

Kryeministrja May, “Non Grata” në lokale

Kryeministrja britanike, Theresa May mund të përballet me probleme nëse ajo do të tentojë të hyjë në një lokal për një pije, në qetësi, pas një dite të vështirë në numrin 10 të Downing Street.

Pronarët e çdo pub-i në zonën zgjedhore të May, në Maidenhead, thonë se po mendojnë që ta ndalojnë atë të hyjë në lokalet e tyre. Sipas tyre, qeveria ka reduktuar fondet për policinë duke bërë që njerëzit të ndjehen më pak të sigurtë.

Pronarët e lokaleve thonë se ka shumë më pak policë në qarkullim gjatë fundjavave dhe atyre, u duhet ndonjëherë një orë për të reaguar në rast se raportohen telashe në ndonjë pub, duke rrezikuar stafin dhe klientët.

Nëse do të bihet dakord për ndalimin e hyrjes së kryeministres në pabe, atëherë, teresa may, njësoj si huliganët lokalë, do të duhet të gjejnë një vend tjetër për të kthyer një gotë.

Kryeministrja, e cila që prej 1997 ka qenë deputete e zonës zgjedhore të berkshajërit, ka pësuar një goditje tjetër të rëndë në zgjedhjet e qershorit, kur ajo u detyrua të renditej në listë pas kandidatit të pavarur, lordit Bakethead.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.