E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO e dënoi me 6 muaj burgim/ Bardhi kërkon çregjistrimin e Qerim Ismailajt në KQZ
Flash

GJKKO e dënoi me 6 muaj burgim/ Bardhi kërkon çregjistrimin e Qerim Ismailajt në KQZ

Partia Demokratike e vulës ka ankimuar në KAS regjistrimin e kandidatit të PS-së për Bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailajn.

Këtë ankimim e ka dërguar në KAS avokati Indrit Sefa, i cili përmend dënimin e kandidatit të PS-së për falsifikim të dokumenteve.

Kjo pasi GJKKO e dënoi me 6 muaj burgim kryebashkiakun aktual të Mallakastrës, Qerim Ismailajn në shkurt të këtij viti për falsifikim të dokumenteve, pasi kishte fshehur një dënim në Greqi.

“Në bazë të parashikimeve ligjore të mësipërme rezulton që situata juridike e shtetasit Qerim Ismail Ismailaj bie në kushtet e ndalimit të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe më konkretisht të neneve 2 dhe 4 të tij sepse: (i) me Vendimin Nr.11 i datës 02.02.2023 të GJKKO i pandehuri Qerim Ismailaj është dënuar më vendim të formës së prerë me 6 muaj burgim sipas pikës 1 të këtij vendimi për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal.

Siç shihet dhe nga vendimi i gjykatës kjo vepër kryhet vetëm me dashje dhe në këto kushte ky shtetas ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar; (ii) vendimi gjyqësor është dhënë nga një autoritet shqiptar; (iii) vendimi është i formës së prerë duke nisur nga data 29 Mars 2023; (iv) periudha e rehabilitimi prej 2 vjetesh nuk eshte ezauruar dhe sipas ligjit skadon në 29 Mars 2025.”, thuhet ndër të tjera në kërkesë./ CNA.al

GJKKO e dënoi me 6 muaj burgim/ PD e vulës kërkon
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.