E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pista e vrasjes në Tiranë/ Prindërit ishin në gjumë, burri i Migenës ishte në punë
Flash

Pista e vrasjes në Tiranë/ Prindërit ishin në gjumë, burri i Migenës ishte në punë

Rreth orës 4 të mëngjesit, në një familje në Shkoze, shtetasi Roland Sinani, rreth 43 vjec, i pa martuar, i cili merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor dyshohet se ka vrarë me armë zjarri pistoletë kunaten e tij (nusen e vëllait,) shtetasen Migena Sinani rreth 37 vjeçe, e më pas dyshohet se ka vrarë dhe veten.

Në momentin e ngjarjes, prindërit e Rolandit kanë qënë në gjumë, ndërsa bashkëshorti i Migenës ishte në punë, pasi punon si taksist

Pista që po heton policia mbi motivet e krimit deri tani është mbi çrregullimet mendore të autorit.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me të cilën ka ndodhur krimit.

Burimet thane së bashkëshorti i Migena Sinanit, punon taksit dhe kur ka ndodhur ngjarja ai nuk ka qenë në banesë.

Në banesë kanë qenë dy prindërit e autorit, të cilët kanë deklaruar paraprakisht se kanë qenë në gjumë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.