Bylykbashi : Bashkia do kthehet në duart tuaja. PS grabit pronat publike për vete apo kriminelët me të cilët bëjnë paktin për të blerë vota
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka bërë thirrje që më 14 maj qytetarët e Durrësit të votojnë kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Igli Cara si kryebashkiak të qytetit bregdetar.
“Ne e kemi një ofertë, ajo që Igli Cara i sjell këtij qyteti si shpresë për ndryshim. Me Igli Carën bashkia e Durrësit ndryshon e kthehet në duart tuaja.
T’i bashkojmë votat tonë te koalicioni Bashkë Fitojmë të largojmë Ramën një herë e mirë nga ky qytet”, tha ai.
Ndërsa akuzoi qeverisjen socialiste në Durrës se në Bashki, në 23 vite kanë vjedhur paratë e qytetarëve me tendera korruptive.
Bylykbashi ndër të tjera paralajmëroi se PS blen votat me mbështetjen e krimit për zgjedhjet.
“Më 14 maj kemi një detyrë më shumë se politike, është është qytetare për Durrësin, ne duhet të shkojmë të votojmë për të ndëshkuar pandëshkueshmërinë, arrogancanë, abuzimin e atyre që qeverisin Durrësin.
Vetëm ne bashkë mund ta bëjmë këtë më 14 maj. Në Durrës qeveria e PS ka 23 vite që keqqeveris duke i mbyllur derën qytetarëve, vjedhin parat e taksave tuaja me tendera skandaloze.
Veliera është lapidrari i kësaj vjedhje skandaloze, tendera për rrugë që pasi asfaltohen rihapen për tendera të tjerë korruptive, këto janë modeli i qeverisjes në këto 23 vite.
Grabisin pronat publike për vete apo kriminelët me të cilët bëjnë paktin për të blerë vota.
Porti i Durresit grabitja e tij është monumenti më skandakloz i grabitjes së pronës publike. Radha e grabitjes ka ardhur dhe për pronat private, po u prishen shtëpitë private te Amfiteatri.
Tani kanë plan tua japin për ndërtim klientëve të tyre.
Pandëshkeushmëria ka pjellë arrogancën e pushtetarëve socialistë.
Arroganca e pandëshkuar e Vangjush Dakos, Emirjana Sakos u ka marrë nga xhepat qindra miliona para nga taksa tuaja
Më 14 maj i japim fund e ndëshkojmë këtë sjellje grabitqare. Kandidatja e PS përfaqëson gjithë 23 vjecarin e korrupsionit arrogancës e keqqeverisjes. E vetmja gjë që kanë në dorë është blerja e votave e presioni me administratë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



