Ngjarja në Shkozë ku Rolandi vrau kunatën, vëllezërit nuk flisnin prej vitesh
Në mëngjes, rreth orës 4, Roland Sinani, vrau kunatën e tij, Migena Sinani. Kjo e fundit kujdesej për të gjithë, Rolandin, prindërit e burrit dhe burrit dhe ishte nënë e dy fëmijëve. Një nga këta dy të fundit, 2 vjeç ka qenë me të kur Migena u vra me pistoletë.
Ndërkohë, fqinjët pretendojnë se ky krim ka qenë i paralajmëruar dhe kjo për faktin se dy vëllezërit kishin prej vitesh që nuk kishin komunikim me njëri-tjetrin. Ata kishin patur konflikte edhe herë të tjera. Ndërkohë në dëshminë e tyre, prindërit e Roland Sinanit dhe vëllai i tij kanë pretenduar se ai ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Rolandi punonte në një gomisteri në zonën e “Ali Demit” në pTiranë, ndërsa jetonte në një banesë me prindërit, vëllanë dhe nusen e tij, si dhe dy fëmijët e çiftit. Burri i Migenës, në momentin e ngjarjes ka qenë punë si taksist.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



