E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për drejtësinë tre familje  nuk preken në Shqipëri/ Spahiu: Askush nuk guxon t’i arrestojë
Flash

Për drejtësinë tre familje nuk preken në Shqipëri/ Spahiu: Askush nuk guxon t’i arrestojë

Analisti Kreshnik Spahiu ka treguar se cilat janë tre familjet e paprekshme nga organet e drejtësisë në Shqipëri.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu tha se familja e kryeministrit Edi Rama, familja e kreut te PD-së, Sali Berisha dhe ajo e kreut të PL-së, Ilir Meta janë të paprekshme.

Më tej, ai theksoi se edhe sikur këto familje të kenë 10 dosje të hapura në organet e drejtësisë, askush nuk guxon t’i marrë në pyetje dhe t’i arrestojë.

“Ajo që unë dua të theksojë, drejtësia shqiptare ka një tabu dhe një barrierë, nuk ka kaluar dot  ylberin e drejtësisë. Cili është ylberi i drejtësisë? Të arrish në nivelin kryeministror dhe presidencial. Kjo është tabu për drejtësinë shqiptare dhe dallon jo vetëm nga drejtësia europiane, por edhe nga ajo afrikanë edhe nga ajo aziatike, edhe nga ajo latino-amerikane.

Pra në Shqipëri ka tre familje të paprekshme, familja Rama, familja Berisha dhe familja Meta. Këta sikur nga 10 dosje të kenë, drejtësia shqiptare nuk guxon jo t’i arrestojë, por as t’i marrë në pyetje. As dëshmitarë nuk i merr këta”, u shpreh ai gjatë intervistës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.