E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet shifra/ Shpenzimet e padeklaruara të PS-së për fushatën në media sociale
Flash

Zbulohet shifra/ Shpenzimet e padeklaruara të PS-së për fushatën në media sociale

Vëzhguesja e Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, Antuela Male ka zbuluar se Partia Socialiste në vitin 2021 ka shpenzuar afërsisht 30.000 dollarë për të bërë fushatën elektorale në mediat sociale.

Male në intervistën e saj për “Euroneës Albania” theksoi se këo shpenzime janë të padeklaruara dhe nuk është bërë asnjë lloji raportimi për to.

“Në vitin 2021 ne kemi verifikuar të gjitha shpenzimet e  bëra për qëllime politike, nga kandidatët e subjekteve zgjedhore. Një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve nuk i deklaruan shpenzimet e faktuara të kryera në mediat sociale. Vërejtëm gjithashtu një shkelje edhe më të rëndë në gjykimin tonë, që ishte fushata hije e kryer në mediat sociale. Një shumë diçka më shumë se 30 mijë dollarë u shpenzua nga 4 faqe të ndryshme në rrjetin social Facebook, në funksion të partisë socialiste. Të gjitha postimet e kryera nga këto 4 faqe që kapnin vlerën e diku te 30.000 dollarë kryen mirëfilli fushatë elektorale për partinë socialiste, me reklama të sponsorizuara të cilat në fund të ditës mbetën të pa deklaruara në asnjë lloj raportimi” tha ajo.

Vëzhguesja e Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, Antuela Male ka numëruar disa nga rastet ku Partia Socialiste ka dhënë donacione në kohën e fushatës elektorale.

Male ka përmendur rastin e donacioneve të bëra në vitin 2019 në Korçë nga PS për rindërtimin e disa banesave të cilat u shembën nga tërmeti.

Ajo ka theksuar se raporti i auditit dhe auditi ligjor i PS nuk ishte e qartë se nga ishin marrë këto fonde.

“Më lejoni të theksoj se kjo nuk është hera e parë që Partia Socialiste bën një donacion para fushatës elektorale, në vitin 2019 në funksion të tërmetit të ndodhur në atë kohë në Floq të Korçës, Partia Socialiste ka bërë një donacion për ndërtimin e disa banesave në atë fshat. Në atë kohë raporti i auditit dhe auditi ligjor i Partisë Socialiste e ka cilësuar si problematike çështjen se partia nuk ishte shumë e qartë se si këto fonde kishin hyrë e kishin dalë nga cilado Parti Socialiste. Fondet e buxhetit të shtetit për partitë politike në funksion të fushatës elektorale  ka një qëllim të caktuar. Qëllimi është që të bëjnë fushatën përkatëse dhe të shkojnë te qytetarët shqiptarë për t’u prezantuar ofertën elektorale, nuk do duhej të ndryshohej destinacion”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.