E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erjon Sinani flet pas tragjedisë shkaktuar nga i vëllai: Kur shkova në shtëpi ishte bërë hataja
Lajme

Erjon Sinani flet pas tragjedisë shkaktuar nga i vëllai: Kur shkova në shtëpi ishte bërë hataja

Dy ditë më parë në Shkozë të Tiranës, Roland Sinani vrau kunatën dhe më pas veten. Pas ngjarjes tragjike, bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani për mediat, ka thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë në punë. Erjoni është shprehur se lajmin e hidhur e ka mësuar nga prindërit e tij.

“Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma. Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit, por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë, ç’të shihja, policia gjak, vëllain të shtrirë në tonë. Gjendja e tij ka qenë normale, ka qenë dikur në depresion, por kohët e fundit ka qenë mirë”, ka thënë ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.