E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi me tritol në Vaun e Dejës/ Deouteti Noka i ashpër me PS: S’keni kurajo, fshiheni si strucë! Kundërpërgjigje s’është tritoli, por ligji!
Politikë

Sulmi me tritol në Vaun e Dejës/ Deouteti Noka i ashpër me PS: S’keni kurajo, fshiheni si strucë! Kundërpërgjigje s’është tritoli, por ligji!

I ashpër ka qenë deputeti demokrat, Flamur Noka ndaj maxhorancës, në lidhje me sulmin ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Bernard Ndreci. 

Noka akuzoi se pas sulmit fshihet PS-ja. Ndërsa shtoi se shteti kundërpërgjigjet me tritol dhe jo me forcën e ligjit. 

“Si mund të shpjegohet ndryshe që kryeministri pa bërë disa orë nga ngjarja, ishte në aktivitet dhe nyuk e përmendi fare. “Askush nga ju nuk e përmendi fare rastin në Vaun e Dejës. A thua aty ishte goditur një mizë dhe jo lideri i opozitës së atij vendi, pa asnjë problematikë me ligjin. bëtë gjithçka kundër opozitës, për ta përçarë politikisht dhe tani kujtoheni që të bëni dhe likuidime fizike. S’keni kurajo por fshiheni si strucë, kundërpërgjigje s’është tritoli, por ligji! Pas atij atentati jeni ju, Rama, ndaj nuk bëtë asnjë fjalë, nuk reaguar. ishte një akt terrorizmi politik. Ju e shihni veten të pashpresë. Ndaluat dhe takimet me idenë e kursimeve, por jo. Rama takohet me administratën vetën se s’ju mbështet njeri tjetër. Strategjia juaj është terror dhe blerje. Pse nuk keni folur asnjëri? Ku është zotëria këtu o zonjë?”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.