Alibeaj prezanton ekipin për Tiranën: Zgjedhje të komplikuara, por sakrifica do triumfojë. PD do të jetë në të ardhmen alternativa qeverisëse
Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar sot ekipin për Tiranën në zgjedhjet lokale të 14 majit. Alibeaj tha se PD do të jetë në të ardhmen alternativa qeverisëse.
“Janë zgjedhje në kushte të komplikuara për PD dhe kalvarin që kjo parti ka kaluar vitin e kaluar, këto janë zgjedhja të rëndësishme për shqiptarët. Falënderoj demokratet që mbrojtën këto kauza. PD do të ngrihet më e fortë. Këto vlera dhe sakrificë do të triumfojë. PD do të jetë në të ardhmen alternativa qeverisëse për shkak dhe të djersës që kemi derdhur dhe kauzat tona. Jemi të bindur se vlerat në të cilat besojmë do fitojmë”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



