Diskutime në KQZ/ Përfaqësuesi i vulës: Koalicioni “Bashkë Fitojmë” po përdor logon e PD-së
Sot në KQZ po diskutohet për përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkie, Bashkia Tiranë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, dhe për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiakë.
Gjatë diskutimit, përfaqësuesi i vulës, Indrit Sefa, është shprehur se ka një shkelje pasi sipas tij koalicioni Bashkë Fitojmë po përdor logon e Partisë Demokratike, një pretendim që është thënë edhe më parë nga përfaqësuesit e vulës.
“Shkelje, koalicioni Bashkë Fitojmë po përdor logon e PD-së”, ka thënë Sefa.
Nga ana tjetër kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur më parë se kjo do të shqyrtohet dhe do vlerësohet, pasi nëse konstatohet një gjë e tillë, kjo është e ndaluar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



