Kryeministri Edi Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirugjikale. Gjatë natës kreu i qeverisë u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e apendecidit.
Në një njoftim zyrtar, Zyra e shtypit të Kryeministrit theksoi se pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rama u diagnostikua me apendecit akut.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale, në një komunikim për mediat, shefi i shërbimit të kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata dha detaje për gjendjen shëndetësore të kreut të qeverisë.
Gjata bëri me dije se pas operacionit, gjendja e kryeministrit është e qëndrueshme dhe se brenda 24 orëve mund të lërë spitalin.
Sakaq kryeministri Rama mund t’i kthehet sërish fushatës brenda 2 apo 3 ditëve.
“Asistuam disa mjekë. Isha unë, profesor Beqiri, Rahovica…ishte apendicit. U bënë ekzaminimet imazherike. Operacioni u krye me laboraskopi në 2 pas mesnate. Gjendja është stabël, e mirë, pa temperaturë. Sot besoj do të fillojë dhe do të ushqehet dhe brenda 24 orëve do të largohet në shtëpi. Koha e laboraskopis është 3-4 ditë që të rimarrë veten.. Kujdes shtesë? Është një apendicit. U bë të sallat që kemi pasur operacioni. Në fushatë mund të dalë për 2-3 ditë”, deklaroi shefi i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
NJOFTIMI NGA ZYRA E SHTYPIT E KRYEMINISTRIT EDI RAMA:
“Zyra e shtypit e Kryeministrit njofton se pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kreu i qeverisë u diagnostikua me apendicit akut. Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendecitit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e mire”, thuhej në njoftim.