E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia maqedonase ndalon në kufi Imam Ahmed Kalanë! Besimtarët e Shkupit e kishin ftuar në xhami
Lajme

Policia maqedonase ndalon në kufi Imam Ahmed Kalanë! Besimtarët e Shkupit e kishin ftuar në xhami

Një ngjarje e rëndë nga policia maqedonase është shënuar ditën e djeshme në kufirin hyrës të shtetit fqinj. Imamit Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në kufi nga maqedonasit.

Ai është pajisur me një letër në kufi ku arsyeja e ndalimit të hyrjes nuk specifikohet. Në një reagim publik, Kalaja shkruan se ishte i ftuar zyrtarisht dhe të gjitha institucionet ishin në dijeni.

Kalaja u ndalua në kufi agjërueshëm teksa ishte ftuar nga besimtarët myslimanë në xhaminë e Sulltan Murat të Shkupit për ligjeratë fetare. Komentet mbi sjelljen e policisë maqedonase, të cilën imami e cilëson si të paprecedentë, arrogante e monstruoze, ka patur reagime të shumta në rrjet.

Pavarësisht besimit fetar të gjithësecilit, feja e shqiptarit është shqiptaria dhe solidarizimi i popullit shqiptar të ndarë në tre shtete fqinje është faktori që bashkon zemrat e një populli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.