E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ ‘Ishte konfliktuar me viktimën’, Pjerin Ndreu futet në vendngjarje në mënyrë të paligjshme
Politikë

VIDEO/ ‘Ishte konfliktuar me viktimën’, Pjerin Ndreu futet në vendngjarje në mënyrë të paligjshme

Ekzekutimi mafioz i Ardian Nikulajt në lokalin e tij në Shëngjin ka tronditur opinionin publik. Një video ku tregon momentin kur kryebashkiaku socialist i Lezhës Pjerin Ndreu futet në vendin e ngjarjes në mënyrë të paligjshme. 

Viktima ishte konfliktuar me Ndreun dhe kishte deklaruar mbështjetjen etij për kandidatin e opozitës.

Prania e Ndreut në vendin e ngjarjes, aq më pak brenda në lokalin e krimit, mund të shihet me dyshim pasi kishte konflikt me të ndjerin dhe mund të dëmtojë provat.

Kujtojmë se vetëm një javë më parë, bandat e Ulsi Manjës kishin kërcënuar të ndjerin Ardian Nikulaj. 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është edhe drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Lezhës për zgjedhjet lokale të 14 majit. 

Ardian Nikulaj ishte kandidat i PSD-së për këshilltar bashkiak në zgjedhjet e 14 majit dhe kishte deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.