E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazmend Bardhi fushatë për Zef Hilën, denoncon vendimin personal të Alibeajt
Politikë

Gazmend Bardhi fushatë për Zef Hilën, denoncon vendimin personal të Alibeajt

Gazmend Bardhi ka kërkuar votën e demokratëve për Zef Hilën në Bashkinë e Vaut të Dejës, kandidaturë e koalicionit Bashkë Fitojmë. Gjatë takimit me mbështetësit në këtë Bashki, Bardhi dhe strukturat lokale denoncuan vendimin personal të Enkelejd Alibeajt, për të kandiduar Klomentina Drinin, që sipas tyre çon votat në favor të Tom Doshit.

VIDEO

Demokratët do të kenë vetëm një kandidat për zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Vaut të Dejës, dhe ai është Zef Hila, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Sot krah Hilës u shfaq edhe Gazmend Bardhi, i cili denoncoi vendimin e njëanshëm të Enkelejd Alibeajt për të nxjerr kandidat në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndërsa theksoi se më 14 maj, demokratët kanë si qëllim që ti marrin bashkinë Tom Doshit.

“Kryesia e partisë nuk ka miratuar që të ketë kandidat tjetër në bashkinë Vau i Dejës. Pra, ka ruajtur të njëjtin standard që kishim vendosur për Devollin dhe Kurbinin. Ka marrë opinionin e strukturave që situata krijon mundësinë në 14 maj ju t’ia hiqni nga duart bashkinë Tom Doshit. Prandaj fokusi juaj në këto 25 ditë që ka mbetur do të duhet të jetë këtu që në 14 maj të dorëzojë ccelësat e bashkisë që i marrë me pa të drejtë në vitin 2019 dhe ju të riktheni ato punë të mira”, tha Bardhi.  

Të revoltuar me Enkeljd Alibeajn janë shfaqur edhe demokratët e Vaut të Dejës, që u sfiduan nga Alibeaj duke u nxjerr një kandidatë që nuk gëzonte mështetjen e demokratëve, ndërsa denoncuan makinacionet për zëvendësimin e komisionerëve të djathtë me përfaqësues të Partisë Socialiste.

“E kam ndjerë veten të fyer me veton që vuri zoti Enkelejd Alibeaj. Por gjithsesi ne duhet të jemi të bashkuar, nuk duhet të demoralizohemi, por do ta mbështesim Partinë Demokratike dhe kandidatin zotin Zef Hila“, u shpreh Gentjan Ndoj. 

Më herët e gjithë lista e kandiduar nën siglën e Partisë Demokratike nga Enkelejd Alibeaj, deklaruan refuzimin e kandidaturës së Klomentina Drinit, duke shprehur publikisht mbështetjen ndaj Zef Hilës.   

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.