E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kjo është makina me të cilin u largua vrasësi i Ardian Nikulaj
Lajme

FOTO/ Kjo është makina me të cilin u largua vrasësi i Ardian Nikulaj

Këto janë disa foto të shkëputura nga kamerat e sigurisë, ku duket një makinë “Land Rover” me targa zvicerane, që mendohet se i përket vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj. Mësohet se pas lëvizjes me motor, vrasësi është larguar me këtë automjet.

Makina është filmuar në fshatin Kukel në Shkodër, e cila dyshohet se ndihmoi të arratisej nga vendi i ngjarjes vrasësin e Ardian Nikulaj. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë për gjetjen e kësaj makine, përveç këtyre pamjeve.

Kujtojmë se biznesmeni Ardian Nikulaj u vra në Shëngjin më 19 prill 2023 në lokalin e tij. Ai ishte duke pirë kafe dhe duke folur në telefon, kur një person i maskuar si motorist e ekzekutoi me 7 plumba.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.