Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, zbulimi i nje tjetër itinerari të ri
Policia vazhdon hetimet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj dhe ka dalë me detaje të reja lidhur me këtë rast. Një person me shtetësi angleze dhe banim në Londër ka qenë pranë vendit të ngjarjes kur vrasja ndodhi. Ky person ka ardhur në Shqipëri më 14 prill dhe ka larguar vendin më 19 prill, vetëm 5 orë pas ngjarjes. Ai është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare dhe po pritet përgjigja nga homologët anglezë.
Në lidhje me mjetin tip “Land Rover Defender” që dyshohet se është përdorur nga autori për të larguar vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka dyshime se në mjet kanë qenë tre persona, autori dhe dy persona të tjerë. Ende nuk ka prova nëse motori është futur brenda në mjetin Defender, por po hetohet edhe pista se motori mund të jetë futur në një mjet tjetër.
Grupi hetimor po verifikon mjetet e regjistruara në vendin tonë të ngjashme me “Defender”, për të arritur të identifikojë autorësinë e mjetit dhe se kur dhe si ka hyrë në vendin tonë, pasi mjeti ishte me targa të huaja.
Hetimet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj vazhdojnë dhe policia vijon të ndjekë pistat e mundshme për të identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



