E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika Kryemadhi, ironizon kandidatët e Alibeajt: “Nuk kanë mendere ku të rrijnë”
Politikë

Monika Kryemadhi, ironizon kandidatët e Alibeajt: “Nuk kanë mendere ku të rrijnë”

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, ironizoi mbrëmjen e sotme kandidatët e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kryemadhi tha në një intervistë me Pranvera Borakajn se kandidati që ka nxjerrë Alibeaj në Tiranë, Roland Bejko nuk do të ketë asnjë ndikim në garën e Belind Këlliçit.

Ajo ngriti akuzat se edhe kandidatët e tjerë të Alibeajt janë mbështetës të qeverisë dhe të financuar nga Edi Rama.

“Qytetarët janë të zgjuar për ta kuptuar. Ai që është kundër qeverisë do votojë kundër qeverisë. Ai që do të shkojë t’i bëj nderin selisë së vulës, është gjë që nuk do shkonte të votonte edhe po mos kishte kandidatë. Është votë ose e subvencionuar me para ose s’do votonte. Kjo e ka 0 efektin tek vota e Belind Këlliçit.

Në Mallakastër të gjithë e dinë që është personi që merr më shumë tendera nga qeveria. Edhe pastruset në privat janë hequr nga puna nëse votonin kundër Edi Ramës ose Erion Veliajt.

Tani kundërshtarja e Armando Subashit qenka drejtoreshë në spital. Pra, nuk ka mendere ku të rrijë i themi ne. Apo Agron Kapllanaj që fiton me miliona euro dhe është kandidati përballë opozitës. Por kjo është zgjedhja e tyre. Mirë ishte po mos kishin nxjerrë kandidat. Por kjo ishte një fund i tmerrshëm që pas 14 majit nuk do i hyjnë në punë as Ramës, as Veliajt as Subashit. Dhe financiarisht nuk do mbështeten më”, theksoi ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.