Skulptura për Nënë Terezën përurohet me ceremoni në Aeroportin e Rinasit, pse iu mbulua portreti?
Figura e njohur e kombit shqiptar, Nënë Tereza është shfaqur ndryshe. Një ditë më parë, u përurua në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ skulptura e shenjtores, po ndryshe nga ajo që është në Kamëz, kjo është me kokën ulur. Ajo që duket nga skulptura e madhe është manteli i bardhë i shenjtores, i cili ka të gjithë fokusin, shiritat blu në kokë dhe dy duart që bashkohen, por vetëm portreti s’duket.
Artisti i kësaj vepre është Ilirjan Shima. I mbështetur nga Union Bank për realizimin e saj, Shima thotë se iu desh plot 1 vit për ta realizuar. E sipas tij, arsyeja se përse nuk ia la fytyrën apo trupin që të dukej, ishte sepse donte që t’i dukej ideja.
“Është një vepër që i bën mirë Shqipërisë. Unë doja ta shikoja si frymë. I hoqa trupin që ti dukej ideja. Mori statusin e të përjetshmes. E bëra brenda një viti. Më pak se një vit. Kohë rekord. Bardhësia dhe mënyra se si ujërat e mermerit e mbështesin shumë
dhe idenë e Nënë Terezës”, tha skulptori i veprës.
Por një kunderpergjigje vjen nga gazetari Arsen Rusta i cili e quan atë skulpturë të turpshme.
Nënë Tereza” me fytyrë të mbuluar!!! Po si mundet kjo more… Po me Nënë Terezën çfarë patët?!!!! Afro 9 vit më parë i madhi Maks Velo do të linte me intervistën e tij, detyrën e papërfunduar të një Skulpture dinjitoze asokohe të Nënë Terezës sot Shenjta Terezë. Po si mundet që përçundimi i kësaj gruaje të madhe me gjak shqiptari t’i bëhet gjithmonë në portën kryesore ku futen të huaj e shqiptar në vëndin e saj, vendin e shqiponjave. Aeroportin e Rinasit,
E dyta, Skulptura e parë hequr nga Rinasi si e padenjë
E treta, Skulptura e dytë vendosur por jo më e mira në një rreth rrotullim ku nga një anë duket veç kurrizi!
Fotot e fundit janë Skulptura me fytyrë të mbuluar e Shenjtë Terezës, inaguruar dhe promovuar me pompozitet edhe si investim i një banke të nivelit të dytë!!!
o si mund t’i mbulohet fytyra një zonje kaq të madhërishme…..
Kush guxon ta bëjë këtë në një vend me tolerancë fetare, pak ditë pasi Myslimanët kanë festuar denjësisht Ramazanin dhe Katolik e Ortodoks pashkët.
Kujt i vjen zor nga fytyra e shqiptares më përfaqësuese!!!
Të nderuar, përfaqësues të aeroportit, Ministrisë së Kukturës, Bankës, i nderuar Skulptor çdo art ka vlerë pasi në shumicën e rasteve abstraksioni në vetvete është art. Por Fytyra e Shenjtë Terezës s’mund të mbulohet për asnjë shije. Në atë fytyrë ka Shqipëri, ka rrudha, ka vite jetë, ka histori, ka shije, ka zhgënjim, ka shpresë, ka jetë njeriu! I ndjerë i fyer nga mbulimi i fytyrës së Shenjtë Terezës, unë Myslimani Arsen Rusta bëj apel që kjo Skulpturë të hiqet një orë e më parë nga ai vend publik dhe kombëtar. Ne skemi pse fshehim Historinë dhe Identitetin tonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



