E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I nxorën fotot si vrasës i Nikulajt, portugezi në TikTok: Nuk jam unë ai që përmendni në lajme
Lajme

I nxorën fotot si vrasës i Nikulajt, portugezi në TikTok: Nuk jam unë ai që përmendni në lajme

Vrasësi i biznesmenit në Shëngjin, Ardian Nikulaj, është një portugez i identifikuar si Ruben Saraiva. Fotot e këtij të fundit po qarkullojnë kudo në rrjet dhe lajmet shqiptare pasi akuzohet se u financua dhe porosit nga Edmond Hoxha për të vrarë Nikulajn.

Ndërkohë pas këtyre lajmeve, ka reaguar vetë portugezi. Përmes një postimi në Tik tok, portugezi u bën apel mediave shqiptare që të fshijnë fotot e tij, duke pretenduar kështu se nuk është i njëjti Ruben Saraiva që akuzohet për vrasjen e Nikulajt.

“U bëj thirrje mediave shqiptare të mos njollosin emrin tim. Ju lutem, çfarë po beni, nuk e di çfarë po thurni atje. Përshëndetje nga Greqi, unë nuk jam një kriminel. Ky është një fake news, nuk kam lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shqipëri. Lajme të rreme, fotot e mia po kepërdoren nga mediat shqiptare,”- shkruhet në postimet e tij.

@ruben.saraiva#albania#media♬ original sound – Ruben Saraiva

Ndërkohë e dyshimtë është fakti se ky profil është hapur dje, pas publikimit të fotove të tij në mediat shqiptare që tregonin imazhe të reja të portugezit që deri një ditë më parë e identifikuan me një foto pasaporte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.