Prokuroria e Tiranës kërkon arrestimin me burg për dy shqiptarë dhe dy italianë për pastrim parash nëpërmjet tregtisë së floririt.

Prokuroria Tiranë kërkon arrest me burg për dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë pas akuzave për pastrim parash nëpërmjet tregtisë së floririt. Ata janë të dyshuar për fshehjen e të ardhurave dhe pastrimin e produkteve të veprave penale ose të veprimtarisë kriminale, në shkelje të neneve 180 dhe 287/2 të Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka bërë kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Prokuroria Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 840, të vitit 2020, në lidhje me Subjektin TIRANA-BULLION Sh.p.k me administratore shtetasen K. K.

Gjatë hetimeve, nga ana e Prokurorisë u arrit të evidentohej një skemë e mirëfilltë e transferimit të shumave monetare me prejardhje të dyshuar kriminale nëpërmjet sistemit bankar nga Italia me destinacion Shqipërinë.

Publikuar nga Publik Media