E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj përmend diplomën e Këlliçit, nuk kursen Berishën dhe Metën
Politikë

Veliaj përmend diplomën e Këlliçit, nuk kursen Berishën dhe Metën

Gjatë një takimi me banorët e Njësisë 9 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e PL-së, Ilir Meta dhe kandidatin e tyre për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Veliaj tha se Berishës dhe Metës u vjen turp edhe nga fytyra e tyre. Ai pretendon se pa logo partie dhe pa emër në fletë votimi tashmë ata dalin edhe pa fytyrë.

“E keni vënë re, tani thotë mos i shikoni fytyrën, por shikojini gishtat, se u vjen turp nga fytyra e tyre. Se në fakt fytyra e tyre është fytyra e Saliut dhe Ilir Metës, për këtë s’ka dyshim asnjë njeri, u vjen turp. A thua se po mësojnë gjuhën e shenjave në fushatë dhe po ua tregojnë njerëzve me shenja çfarë mendojnë ata për popullin. Ishte shenjë e shëmtuar me thënë të drejtën, po fakti që këta kanë turp nga fytyrat e tyre është tamam si ajo kënga “no face, no name, no number”, pra pa fytyrë, pa emër, pa numër. Domethënë jemi duke bërë fushatë me disa gishta se nuk i shohim fytyrën asnjë njeriu. Saliu i urryer, Iliri i urryer, kandidati pa diplomë. “Mos iu shikoni fytyrën!” Por çfarë të shohim? Ne nuk dimë me kë po debatojmë, me kë po kandidojmë!”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.