Misteri i vrasjes së ish-punonjëses së kazinosë/ Kontrolle në disa banesa, shoqërohet ish-i dashuri
Policia dhe prokuroria e Tiranës kanë nisur aksionin për zbardhjen e vrasjes së 22-vjeçares nga Kenia, Joy Aoko, e cila punonte në një kazino në Tiranë.
Mësohet se blutë kanë kryer kontrolle mëngjesin e sotëm në 4 banesa.
Raportohet se janë marrë në pyetje disa persona dhe është shoqëruar shoferi i kazinosë me iniciale R.B., i cili ka pasur edhe një lidhje dashurie me të renë.
Kujtojmë se Joy Aoko, u dhunua barbarisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës së saj në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë.
22-vjeçarja ndodhej në koma që prej muajit gusht të 2022-shit, por vetëm në fund të muajit janar të këtij viti, ajo u kthye në vendlindje ku po merrte kujdesin mjekësor në spitalin Kenniata.
Në shkurt të këtij viti, nëna e Joy Aokos konfirmoi se e reja ndërroi jetë.
Deri më tani nuk ka asnjë autor për këtë ngjarje dhe sipas gazetarëve kjo ngjarje u fsheh nga policia për muaj me radhë duke mos dhënë asnjë detaj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



