E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Inceneratori si krematorium”, Luçiano Boçi publikon studimin: Ekspertët treguan tragjedinë që pritet të ndodhë nga mostrat e djegies së plehrave në Elbasan
Politikë

“Inceneratori si krematorium”, Luçiano Boçi publikon studimin: Ekspertët treguan tragjedinë që pritet të ndodhë nga mostrat e djegies së plehrave në Elbasan

Boci

Kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me aferën për inceneratorin e Elbasanit përmes një postimi në rrjetet sociale duke e cilësuar këtë ndërtim si “krematorium”.

Sipas Boçit në shkurt 2018, Inxhinierët e mjedisit dhe ekspertë të përpunimit të mbetjeve, Stefan Schatz dhe Lulzim Baumann treguan tragjedinë njerëzore që pritet të ndodhë nga mostrat e djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Ai shtoi se Lulzim Baumann (Zela) ka hartuar studimin shkencor mbi importin e mbetjeve në Shqipëri. Inxhinieri Stefan Schatz ka planifikuar ndërtimin e pjesës më të madhe të landfilleve në jug të Gjermanisë.

“Takimi ku u shpalosën këto fakte u organizua nga Organizata Kundër Importit të Plehrave. Sipas inxhinierit gjerman, studimi i bërë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare Gjermane të Mjedisit, me Transparency International dhe Zero Waste Europe rendit 5 pika kryesore pse kjo masakër duhet të ndalohet”, shkroi Boçi ndër të  tjera.

Postimi i plotë:

Inceneratori si krematorium

A duhet heshtur kur na kanë dënuar me vdekje?

‼️Në shkurt 2018, Inxhinierët e mjedisit dhe ekspertë të përpunimit të mbetjeve, Stefan Schatz dhe Lulzim Baumann treguan tragjedinë njerëzore që pritet të ndodhë nga mostrat e djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Lulzim Baumann (Zela) ka hartuar studimin shkencor mbi importin e mbetjeve në Shqipëri. Inxhinieri Stefan Schatz ka planifikuar ndërtimin e pjesës më të madhe të landfilleve në jug të Gjermanisë.

‼️Takimi ku u shpalosën këto fakte u organizua nga Organizata Kundër Importit të Plehrave. Sipas inxhinierit gjerman, studimi i bërë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare Gjermane të Mjedisit, me Transparency International dhe Zero Waste Europe rendit 5 pika kryesore pse kjo masakër duhet të ndalohet.

‼️Ekspertët e shoqatës se ricikluesve në Gjermani “German RETech Partnership” kanë zhvilluar një koncept me 5 faza në të cilët zhvillohet menaxhimi i mbetjeve. Bazuar në vlerësimin e Komisionit Evropian konkluzioni është që Shqipëria është akoma në fazën e parë të menaxhimit të mbetjeve.

1️⃣Faza e parë është depozitimi i pakontrolluar. Mbledhja e materialeve për riciklim bëhet së shumti në mënyrë formale pa i respektuar parimet themelore të higjenës dhe ruajtjes se mjedisit.

2️⃣Faza e dytë është edhe faza ku fillon rregullisht menaxhimi i mbetjeve. Grumbullimit sistematik, në mënyrë të rregulluar dhe të besueshme dhe vendosja e deponive të menaxhuara siç duhet përbëjnë hapin e parë në zhvillimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave…

3️⃣Faza e tretë përfshin grumbullimin e ndarë të mbetjeve.

4️⃣Faza e katërt përfshin zgjerimin e industrisë së riciklimit, prodhim gazi dhe çfarë mbetet shkon në incineratore.

5️⃣Faza e pestë është ekonomia rrethore ku mbetja konsiderohet si burimi ku pjesa më e madhe riciklohet, pjesa që mbetet përdoret për rikuperim energjie dhe vetëm mbetjet e padjegshme dhe hiri shkon në landfill.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.