E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Luçiano Boçi: Projekti ynë do t’i japë një ritëm të ri punëve dhe zhvillimit të Elbasanit
Politikë

FOTO/ Luçiano Boçi: Projekti ynë do t’i japë një ritëm të ri punëve dhe zhvillimit të Elbasanit

Kandidati i koalicionit të djathtë “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi ka vijuar ditën e sotme takimet në qytet ku ka biseduar me banorë të lagjes ‘5 Maji’.

Gjatë bisedave me banorët e zonës, ai tha se projekti që ka për Elbasanin do t’i japë ritëm dhe zhvillim qytetit pas zgjedhjeve të 14 majit.

“Lagja ‘5 Maj’, për të shtrënguar duart dhe për të rikonfirmuar besimin për 14 majin. 

Nuk i kam premtuar askujt se në 15 maj, jeta e tyre do të ndryshojë përnjëherë. Por e sigurt është që me frymën dhe dëshirën e ndryshimit që kam konstatuar kudo në Elbasan, projekti ynë do t’i japë një ritëm të ri punëve dhe zhvillimit të Elbasanit. 

Një ekonomi që lëviz është një mundësi e re për secilën prej familjeve tona për të ardhmen e këtij qyteti”,shkruan Boçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.