I moshuari në Vorë qëllon me sëpatë gruan, 68-vjeçarja transportohet në spital
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe.
Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



