Njerëzit në koma patën aktivitet të trurit “si të vetëdijshëm” ndërsa vdisnin, thotë studimi
Disa kujtojnë dritat e shndritshme në fund të një tuneli, praninë e njerëzve të dashur etj. Tani, shkencëtarët thonë se kanë kapur aktivitetin e trurit “si të vetëdijshëm” te pacientët që po vdesin. Këto të dhëna po ofrojnë njohuri të reja në procesin e vdekjes.
“Si një përvojë e gjallë mund të shfaqet nga një tru jofunksional gjatë procesit të vdekjes është një paradoks neuroshkencor,” tha Jimo Borjigin, nga Universiteti i Michigan-it, i cili drejtoi studimin. “Mund të jetë duke aktivizuar vetëdijen e brendshme të fshehtë, duke nxjerrë kujtime të së kaluarës, mund të jetë një mekanizëm i mbijetesës së trurit, nuk e dimë,” tha Borjigin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



