Biznesi me Ramën po hidhet në erë”, Këlliçi për posterat e tij: Korrupsionin e luftoj pa etikë, u prekën vetëm të korruptuarit
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka folur në studion e emisionit “Frontline” në News24 në lidhje me fushatën elektorale deri më tani.
Këlliçi deklaroi se nuk beson te patronazhistët apo aktivistët e bashkisë që paguhen për të bërë ‘like’ në Facebook, duke iu referuar asaj që e cilësoi si tejfryrje të administratës publike. Ai komentoi edhe gjendjen e biznesit teksa fliste për reduktimin e taksave për këta të fundit në kryeqytet, duke thënë se biznesi sot me Ramën po hidhet në erë me tritol, pasi media e lidhur me të duhet të jetë nën varësinë e kryeministrit. Këlliçi foli po ashtu edhe mbi posterat e tij që u komentuan gjerësisht, duke thënë se gishtat i janë drejtuar korrupsionit, të cilin ka zgjedhur ta luftojë “pa pasur etikë”, ndërsa shtoi se në këtë poster nuk i drejtohet asnjë individi dhe se të vetmit që u prekën janë të korruptuarit sipas tij.
“Në Kuvend rrallë herë kam pasur mundësi të flas për problemet e qytetarëve dhe banorëve të zonave që përfaqësoja. Beteja ime është për qytetin e Tiranës. Shifra për subvencionimin është 21.8 milionë euro në vit, paratë do dalin nga buxheti i bashkisë së Tiranës.
Unë nuk besoj te patronazhistët apo aktivistët e bashkisë që paguhen për të bërë like në Facebook. Unë mendoj se duhet të ketë njerëz që punojnë pa dallim bindjesh partiake. Mendoj se administrata është tej mase e fryrë tanimë. Për punën e një personi ka 3-4 vetë sot. Kryeministri ka qenë krenar kur ka ardhur në Komisionin Hetimor për inceneratorët, pse nuk vjen të flasë në gjykatë dhe të thotë se këtu nuk vidhen para. Sot kemi një faturë për mbylljen e Agon Channel për tekat e kryebashkiakut. Unë nuk kam asnjë të përbashkët me të.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



