Berisha: ‘Vetëm Përpara’ e ka marrë nga Millosheviçi, ia dha Vuçiçi
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, është intervistuar në emisionin “Now” në Euronews Albania me gazetaren Erla Mëhilli. Gjatë intervistës, Berisha tha se kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë sloganin e fushatës së tij “Vetëm Përpara” nga ish-lideri serb, Slobodan Millosheviç.
Berisha theksoi se sloganin “Samo Pravo” (të drejtën vetëm) e përdorur nga Millosheviçi në vitet ’90, e ka kopjuar Edi Rama dhe se ai e ka marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që Berisha e quajti “shef propagandash”.
Andi Bushati iu kundërpërgjigj duke thënë se votat e tyre nuk kanë nevojë për të përdorur sloganet e Millosheviçit.
“Folk politik jemi dhe këtu. Edi Rama për të rrëmbyer votat tuaja nuk ka nevojë për sloganin e Millosheviçit. Nuk i duhet për asgjë. Edhe pjesa që Vuçiçi ia ka çuar Ramës që të marri sloganin nuk vlen për asnjë gjë“, u shpreh Andi Bushati.
Analisti gjithashtu tha se Vuçiçi dhe Erdogani e duan votën e Ramës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



