E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha paralajmëron zgjedhje të përgjithshme të parakohshme: Pas 14 majit asgjë nuk do të ndalojë ortekun e fitores
Politikë

Berisha paralajmëron zgjedhje të përgjithshme të parakohshme: Pas 14 majit asgjë nuk do të ndalojë ortekun e fitores

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 14 majit do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

berisha1

Deklarata e Berishës u bë nga takimi elektoral në Fushë Krujë, me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për Bashkinë Krujë, Agron Loka

“Ju garantoj këtu sot se pas 14 majit asgjë nuk do të ndalojë ortekun e fitores brenda disa muajsh në zgjedhjet e përgjithshme, largimin e Edi Ramës përfundimisht nga jeta politike.

Kudo që shkoj e ftoj të dalim para qytetarëve, e kemi detyrim sepse janë ata që paguajnë e shprehin besim për ne. Tu japim llogari, t’i raportojmë për çdo gjë, edhe për jetën personale. Ai nuk del kurrë. Fshihet e ikën”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.