Mediu dhe Duka, thirrje qytetarëve/ Të luftojmë për qytetarët, pushteti po shkatërron Shqipërinë
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kanë zhvilluar një takim me këshilltarët e partive të opozitës dhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Kamzën, Arjan Hoxha.
Mediu gjatë këtij takimi ka theksuar se eshtë e domosdoshme që cdo votë për këshilltarë të jetë dhe votë për kandidatin Arjan Hoxha.
“Pavarësisht presionit të qeverisë, ne duhet të luftojmë që çdo qytetarë të votojë dhe t’i mbrojmë votën dhe këtë duhet ta bëjmë të gjithë bashkë. Sot është në pikpyetje e ardhmja e vendit dhe pluralizmi politik”, tha ai.
Duka po ashtu theksoj se Arjan Hoxha nuk është kandidat vetëm i koaliocionit “Bashkë Fitojmë” por i gjithë opozitës.
Ndër të tjera ai ka rëndësinë për të mos lejuar që Shqipëria të shkatërrohet dhe të kontrollohet nga një njeri i vetëm.
“Ky pushtet po shkatërron Shqipërinë”, tha ia ndër të tjera.
Kandidati Hoxha tha se Kamza është e fituar por kërkohet nga të gjithë të punojmë bashkë dhe të jemi një ekip sot dhe nesër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



