E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj  do të përfitojë edhe nga fama e  Luizit me Kiarën, do t’i martojë sonte në bashki
Politikë

Veliaj do të përfitojë edhe nga fama e Luizit me Kiarën, do t’i martojë sonte në bashki

Luizi dhe Kiara do t’i shtohen aradhës së emrave të njohur që ka “rrëmbyer” Erion Veliaj në merkaton zgjedhore për një mandat të tretë në drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Dy banorët e BBV-së do të martohen sonte në bashkinë e kryeqytetit, në një ceremoni që do të drejtohet nga Veliaj, që më parë s’ka lënë njeri pa martuar në bahçen e tarracës së bashkisë.

Përgatitjet për ceremoninë kanë nisur me kohë dhe sot një shoqri eventesh ka transmetuar pamjet e pajisjeve që çohen në ndërtesën e bashkisë, me subjektin “Nesër kemi dasëm”.

Veliaj "rrëmben" edhe Luizin me Kiarën, do t'i

Dasma e Luizit dhe Kiarës është ngjarja kulmore e reality-show-t që çmendi shqiptarët e tallavasë dhe vrimës së çelësit dhe nesër mbrëma do të jetë mbyllja e këtij edicioni që u zgjat nga produksioni deri më 6 maj, pas gati 6 muajsh spektakli që ka sjellë fitime të mëdha për organizatorët, që, megjithatë vendosën që bileta e hyrjes të kushtojë 500 euro, ndërsa ato VIP 1000 euro.

Luizi ka shprehur simpati për Berishën, më pas për Ramën duke i kërkuar produksionit që të flasë me të në një Video-call dhe gjithashtu ka falenderuar kandidatin e PS-së për Shkodrën, Benet Beci, se e ka ndihmuar në kohë të vështira duke e punësuar në KESH, ndërsa gjithë gara ka qenë kush ta kapë i pari pasi të dalë nga BBV, për të përfituar politikisht nga fama e madhe e tij. Erion Veliaj sërish e ka fituar garën, duke treguar se është mjeshtër në blerje, sigurisht jo me paratë e fiqve, apo të mamit, por të taksapaguesve, si përherë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.