E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Charles III kurorëzohet zyrtarisht! Monarku i parë britanik i kurorëzuar pas 7 dekadash
Bota

Charles III kurorëzohet zyrtarisht! Monarku i parë britanik i kurorëzuar pas 7 dekadash

Për herë të parë pas 7 dekadash, është kurorëzuar zyrtarisht një monark i ri britanik.

King Charles III sits as he receives The St Edward's Crown during the coronation ceremony at Westminster Abbey, London, Saturday, May 6, 2023. (Jonathan Brady/Pool Photo via AP)

Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby vendosi kurorën e Shën Eduardit mbi kokën e Charles III, pjesa më e rëndësishme e shërbimit të kurorëzimit.

Ndërsa përgatitej ta bënte këtë, Uelbi tha: “Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve, bekoje, të lutemi, këtë kurorë, dhe kështu shenjtëro shërbëtorin tënd Charles, mbi kokën e të cilit sot e vendos atë si një shenjë madhështie mbretërore, që ai të kurorëzohet me favorin tënd të hirshëm dhe të mbushet me hir të bollshëm dhe të gjitha virtytet princërore; nëpërmjet atij që jeton dhe mbretëron mbi të gjitha gjërat, një Perëndi i vetëm, botë pa fund. Amen.”

Pasi kurorëzoi Mbretin, Welby tha: “Zoti e ruajttë mbretin”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.