E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LAJM I FUNDIT/ Gjendet foshnja 2-muajshe e braktisur në zonën e Golemit, identifikohet nëna
Flash

LAJM I FUNDIT/ Gjendet foshnja 2-muajshe e braktisur në zonën e Golemit, identifikohet nëna

Një foshnjë rreth 2-muajshe është gjetur e braktisur në një lagje të Golemit. Ka qenë një kalimtar i rastit që ka pikasur foshnjën. Fatmirësisht foshnja (vajzë) është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, burime zyrtare për BalkanWeb bënë me dije se është identifikuar dhe nëna e fëmijës së mitur.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.

Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.