E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama, propagandë me pagat në fushatë/ “E kemi sjellë ekonominë në pikën që mund të bëjmë rritje historike”
Politikë

Rama, propagandë me pagat në fushatë/ “E kemi sjellë ekonominë në pikën që mund të bëjmë rritje historike”

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me takimet elektorale në Mirditë, nga ku ka folur për rritjen e pagave.

Kryeministri deklaroi se qeveria e ka sjellë ekonominë në një pikë ku mund të bëjnë rritje historike të pagave.

Ndërkohë nuk kanë munguar as sulmet ndaj opozitës dhe drejtuesit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha.

“Sot e kemi sjellë ekonominë në pikën që mund të bëjmë rritjen më historike të pagave. Të arrijmë nga 530 euro deri në prillin e ardhshëm të bëhet 900. Kjo shoqërohet edhe me rritjen në sektorin privat ku e kemi çuar pagën deri në 40 mijë lekë. Në 14 maj nuk po shkojmë në dasmë, as nuk po kërkojmë dhëndër, por po kërkojmë njeriun që do të marrim në punë që të punojë për Mirditën. Të marrësh përsipër t’i japësh fytyrën, emrin dhe zërin një ‘gërdallë’ ‘non grata’ dhe një tjetri që i madh e i vogël e di që është i pakorrigjueshëm, do të thotë që të mos jesh mirë e të mos arsyetosh se çfarë është mirë e çfarë është keq”, është shprehur Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.