FOTO/ Ra në greminë, kjo është turistja belge që humbi jetën në Valbonë

Baets Myrthe është turistja 25-vjeçare që humbi jetën në Qafë-Valbonë teksa po eksploronte zonën.
25-vjeçarja belge ishte nisur bashkë me turisten franceze me iniciale J. B nga Thethi në drejtim të Valbonës në këmbë. Por për shkak të terrenit të vështirë dhe borës që është ende prezente ato janë rrëzuar dhe kanë përfunduar në greminë. Turistet dyshohet se pas rrëzimit në greminë janë goditur edhe nga një ortek bore.
Ato kanë humbur jetën dhe trupat e tyre nuk janë nxjerrë ende nga humnera pasi helikopteri e ka të vështirë të ulet në atë zonë.
Ndërkohë ende nuk është bërë identifikimi i turistes franceze.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



