Egnatia mund Vllazninë me gol në minutën e fundit dhe shkon në finalen e Kupës
Egnatia ka shkuar në finalen e Kupës së Shqipërisë! Për herë të parë në histori, rrogozhinasit kanë prekur finalen e Kupës duke mundur në Rrogozhinë me rezultatin 1-0 skuadrën e Vllaznisë.

Një ndeshje e dominuar plotësisht nga vendasit, u zhbllokua vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt. Me një goditje nga distanca ishte Xhekson ai që shënoi duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij. Qarri ka qenë heroi për Vllazninë, duke bërë disa pritje fantastike ndërkohë që në fund ishte shtylla shpëtimtare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



